EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje pas një sherri tek vijat e bardha, arrestohet 47 vjeçari në Shkodër

Uniformat blu kanë arrestuar 47-vjeçarin Gentian Mithi, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.


Ngjarja daton që më 11 maj të 2024, kur 47-vjeçari, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Jaser Osmani pranë banesës së tij, pas sherrit që kishin tek vijat e bardha në qendër të Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Mithit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Time”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë ndërkohë që ishte në kërkim pasi akuzohet se në muajin maj 2024, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekustrohet pistoleta me krehër me municion luftarak.

Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA NË SHKODËR

Më 11 maj 2024, rreth orës 16:00, në lagjen “Salo Halili” në Shkodër u plagos me armë zjarri 24-vjeçari Jaser Osmani.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për kurim.

Sipas policisë nga hetimet paraprake rezultoi se Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Autori dhe i plagosuri e kishin nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”.

Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë. 24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet.

I plagosuri pretendoi se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë, ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24-vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur, për t’u arrestuar sot (18 shkurt).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme