EMRI/ Kjo është efektivja e “Shqiponjave” që mbeti e plagosur nga të shtënat në Elbasan (Si është gjendja e saj shëndetësore)

Xhensila Sota është efektivja e policisë së “Shqiponjave” që ka mbetur e plagosur në këmbë sot pas të shtënave me armë zjarri mes disa militantëve partiakë, ku i vdekur ka mbetur dhe Pjerin Xhuvani, drejtor i fondit të sigurimit shëndetësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka dëgjuar të shtënat pasi ka qenë në shërbim aty afër zonës, dhe ka mbërritur në vendngajrje, ndërsa pas plagosjes është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirëisisht ajo Xhensila Sota ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave.

Viktima Pjerin Xhuvani nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.përfshirë policen kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, një prej tyre dhëndri i Pjerin Xhuvanit. Paraprakisht i dyshuar për vrasjen është një ish-efektiv i RENA-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme