Vrasja në Elbasan/ 1 i vdekur dhe 5 të plagosur, dhëndri Xhuvanit në gjendje kritike, ja kush është autori i dyshuar

Janë nisur drejt Elbasanit forcat special të RENEAS, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në këtë qytet ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë të plagosur.

I vdekur ka mbetur Pjerin Xhuvani, drejtori i fondit të detyrueshëm shëndetësor. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe dhëndri i Xhuvanit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Të plagosur janë edhe dy të tjerë, mes të cilëve është edhe një police, Xhensila Soto që ka marrë një plumb në këmbë.

Trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarje. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje të rëndë është një ish-efektiv i RENEAS.

Fillimisht u tha se shtabi elektoral i PD ka hasur një mjet që shpëndate para në këmbim të votës, që e ka ndaluar. Kanë thirrur menjëherë policinë, raporton newsbomb.al. Dhe sipas informacioneve paraprake, në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes grupeve dhe policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme