EMRI/ Në pranga një futbollist në Tiranë! Siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj nga Lindja e Mesme! Si funksiononte skema

Një futbollist është arrestuar në kryeqytet ditën e sotme, dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi siguronin viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme.


Në pranga ka rënë futbollisti Yvan Zouzou, 21 vjeç, banues në Tiranë.

I riu, në bashkëpunim me shtetasit Sh.S., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe I.B., 27 vjeç, banues në Gjermani, kundrejt pagesës, kanë krijuar viza të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Skema funksiononte e tillë, shtetasit e huaj do të hynin fillimisht në Shqipëri, e më pas përmes këtyre vizave, të kalonin në shtetet e Bashkimit Evropian.

Uniformat blu kanë sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Viza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës.

Ndalohet një 21-vjeçar (futbollist), i cili siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin.

Sekuestrohen 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viza”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Y. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Y. Z. siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme