EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkup, mbetet i vdekur këngëtari dhe blogeri i njohur shqiptar. Plagosen dy të tjerë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave, ku ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë të plagosur.


Sipas raportimeve, mësohet se viktimë ka mbetur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

Kanë qenë familjarët e Amarit ata që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme