EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person. Shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë, në rrugën e Elbasanit.


Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur me armë zjarri  shtetasi, Xhevahir Kolaveri, rreth 47 vjeç.

Kolaveri ,ësohet se është derguar në spitalin e Traumës,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori Amarildo Kamberi dyshohet se fshihet në zonë.  Sipas policise dy personat janë fqinj me njëri-tjetrin.

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme