EMRI/ U arrestua nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë kosovare, kush është pronari i klubeve të natës “Shqiponja” që akuzohet për trafikim personash

Ditën e djeshme u arrestua nga policia shqiptare, Dodë Rica i cili është pronari i rrjetit të lokaleve strip “Club Shqiponja”.


dode rica

47-vjeçari Rica u arrestua nga policia në Durrës, pasi siç thuhet zyrtarisht, drejtësia në Kosovë e akuzon për trafikim të personave.

Ndaj tij Gjykata e Prishtinës ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë.

Nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe agjencive në Kosovë, forcat e posaçme operacionale të Durrësit e lokalizuan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Ric, 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, njoftoi Policia e Durrësit më 22 gusht.

Pronar i lokaleve të natës “Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës.

Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e  Durrësit, qytet ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.

Dodë Rica nuk është emër i panjohur për organet e rendit në Kosovë. 47-vjeçari që nga viti 2019 ka qenë duke u hetuar Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprën penale “shmangie nga tatimi”. Vetëm në vitin 2021 ndaj tij u ngritë aktakuzë, raporton Insajderi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme