EMRI/ U vra përpara një lokali, kush është 42-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur në trotuar! Arrestohet bashkatdhetari i tij

Nikolin Nika është 42-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola pasditen e 24 nëntorit. 


Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane vendosi në pranga një shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij.

Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur mes dy shqiptarëve. Ka dyshimet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

Viktima, babai i dy fëmijëve, u gjet në një pellg gjaku në trotuar dhe pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, nuk arriti që të mbijetojë.

Policia ka kryer kontrolle, edhe në ambientet e lokalit, për të gjetur armën e krimit që dyshohet të jetë kaçavidë ose thikë.

Nikolin Nika prej vitesh jeton në Bettola së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme