Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka parandaluar një vrasje të dyfishtë të mundshme në Tiranë. Ai i ka vënë prangat një personi, pasi ky i fundit pranë Yzberishtit, po tentonte që të përplasë me makinën e tij një çift bashkëshortësh. Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. I arrestuari është Taulant Mekollari 39-vjeç. Ai ka tentuar të shtypë me makinë, shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.
Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin, i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M.
Më pas në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.
© SYRI.net