Meta thirrje të fortë prokurorëve: Merrni në pyetje patronazhistët tuaj, zbardhni historinë… a dini se iu hap rruga krimit kibernetik?

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë skandalin me regjistrin e të dhënave. Meta tha se prokurorët duhet të marrin në pyetje edhe patronazhistët e tyre.

“A mendon se i ke hapur rrugë vjedhjes së të dhënave dhe krimit kibernetik. Ata që duhet të ruajnë sigurinë i ke nxjerrë lakuriq siç rri ti, para krimit. I kërkoj prokurorisë të nisë verifikimet duke nisur që nga kryeministri Edi Rama dhe AKSHI. Iu drejtohem prokurorëve, ju duhet të merrni në pyetje patronazhistët tuajë. Përmes një hetimi proaktiv duhet të zbardhet e gjithë historia, sepse jeta private, e gjyqtarëve përveç politikanëve, edhe interesat e shqiptarëve janë madhore. Tani vazhdojmë me qetësi dhe me dashuri.”-tha Meta. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme