Është arrestuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Halil Koka, Arben Kocilja pas një sherri mes viktimës dhe autorit për vendparkimin e makinës.
Arratia e 35-vjeçari Ilir Koçilja, përfundoi pas disa orësh.
Koçilja dhe Koka, që u konfliktuan këtë mesditë në Durrës, ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun.
I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.