(EMRI)Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 54 vjeçari i shpallur në kërkim

Një 54 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Librazhd pasi tentoi të korruptonte oficerin për shkak se e kapi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, por gjithashtu dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.


Bëhet fjalë për Kujtim Hoxha, banues në fshatin Kotodesh, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Dënimi vjen për shkak se në 9 prill të këtij viti, në bulevardin “Bajram Curri” të kryeqytetit,pasi u konstatua i dehur duke drejtuar automjetin, ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të policisë 50 euro për të shmangur ndëshkimin ligjor.

Njoftimi i policisë

Librazhd

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmangur ndëshkimin ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme