Motori përplas turisten teksa po kalonte rrugën, 20-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, ku një motor ka përplasur një turiste teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. 20 vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Ngjarja ka ndodhur pikërisht tek Ura e Varur, kur motori po qarkullonte nga ulliri drejt Urës së Goricës.

Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit, E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme