LEXO EDHE:
Përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të cilët tashmë e një orë janë brenda objektit të Ministrisë së Financave, në takim me ministrin e financave, me ministrin e punës dhe politikës sociale gjithashtu edhe me ministrine arsimit për të diskutuar rreth rritjes së pagave në arsim, thuhet se ende nuk është arritur një marrëveshje dhe se greva e përgjithshme mbetet në fuqi dhe pritet që të fillojë me 11 prill, shkruan Alsat.
Përfaqësuesit e arsimit janë me shpresë se këto bisedime ndoshta do të jenë konstruktive dhe më në fund do të binden institucionet përkatëse se pagat e mësimdhënësve duhet të rriten për aq sa kërkon sindikata fillimisht 18.4 përqind dhe rritja tjetër të jetë graduale. /Alsat.mk