Ende asnjë zgjidhje për çështjen e shtetësisë së Fidrije Dalipit

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Islam Dalipi nga Kumanova vazhdon të presë përgjigje për shtetësi për bashkëshorten e tij Fidrije Dalipi, me të cilën ka lidhur kurorëzim në vitin 2008, ndërsa aplikimin e parë për shtetësi e ka bërë në vitin 2011, shkruan Alsat.

Ministria e Brendshme deri më tani ia ka refuzuar katër herë shtetësinë. Islam Dalipi thotë se MPB vazhdon të mos i përgjigjet pas aplikimit të fundit të cilin e ka bërë në janar të vitit 2021. Pasi rasti i Fidrije Dalipit u publikua në Alsat, nga MPB u arsyetuan se nënshtetësia i është refuzuar sipas nenit 7 të Ligjit për Shtetësi, edhe pse zonja Dalipi aplikon në bazë të nenin 9, i cili garanton shtetësi përmes kurorëzimit. Islam Dalipi thotë se për problemin e bashkëshortes së tij me nënshtetësinë është takuar edhe me zëvendësministrat e MPB-së por, përsëri nuk ka marrë përgjigje pozitive.

YouTube video

“Kam qenë në zyrat e MPB, për herë të parë kam shkuar në 15 Mars të vitit 2018 ku jam takuar me Agim Nuhiun atëherë zëvendësministër i punëve të brendshme, i cili më ka premtuar se do të kryhet kjo punë por prej atëherë i kam dy vendime refuzimi nga MPB. Tash herën e fundit jemi në komunikim me Nazim Bushin me të cilin po ashtu jam takuar në zyrat e MPB-së. Kam rast që pas aplikimit më është sjellë vendimi pas dy vite e gjysmë, këta janë zvarritje dhe vonesa të gjata”, tha Islam Dalipi, qytetar.

Për rastin e Islam Dalipit biseduam me dy zëvendësministrat të cilët thonë se e kanë takuar Islam Dalipin. Por edhe Ish-zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu edhe zëvendësministri aktual, Nazim Bushi, fajësojnë Agjencinë për Siguri Kombëtare.

“ASK duhet të jetë më proaktive dhe të vendos brenda afateve dhe kritereve ligjore për secilën kërkesë. As sot, çështjet e shtetësive nuk kanë ngecur në Ministrinë e Brendshme, por në ASK”, tha Agim Nuhiu, ish zv./ministër i Punëve të Brendshme.

“Përveç se pala do duhet të sigurojë dëshmi për procedurë, sigurohen dëshmi edhe nga ana e MPB-së në mënyrë Zyrtare nga institucionet tjera, siç është edhe mendimi nga ASK-ja në bazë të Ligjit për Shtetësi të RMV-së”, u shpreh Nazim Bushi, zv./ministër i Punëve të Brendshme.

Në gusht të vitit të kaluar, Kuvendi miratoi Ligj të ri për Shtetësinë, sipas të cilit procedurat për marrjen e shtetësisë do të ishin më të thjeshta dhe pa zvarritje nëpër institucione. Megjithatë edhe gjashtë muaj pas miratimit të ligjit, MPB njofton se në procedurë janë rreth 1700 aplikime për shtetësi, por jo zyrtarisht rreth 3000 qytetarë që presin të marrin shtetësinë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme