Endrit Shala, anëtar i Nismës Socialdemokrate, me kërkesë të partisë së tij, është emëruar zyrtarisht ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Endrit Shala, i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është i akuzuar për mbajtje nën kontroll, posedim të paautorizuar të armëve në rastin që ka të bëjë me gjuajtje me armë në odën e Limajt kur ky dhe Shala u liruan nga akuzat për korrupsion.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër pas dorëheqjes së Bajram Hasanit.