Enver Hoxhaj: S’kemi kërkesë për vizitë të Vuçiqit në Kosovë!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar për Gazetën Blic se institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar kurrfarë kërkese në lidhje me vizitën e paralajmëruar të kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq.

Ishte i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai që ka paralajmëruar një vizitë të shefit të tij Aleksandar Vuçiq në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndodhë brenda 20 ditësh.

Mirëpo, Hoxhaj thotë se nuk mund të thotë asgjë nëse do të lejohet apo jo vizita e Vuçiqit, pa pasur kërkesë zyrtare.

“Çfarë mund të them është se ne ende nuk kemi asnjë kërkesë dhe si të tillë nuk mund të japim kurrfarë qëndrimi pa pasur kërkesë, kështu që çka thotë Marko Gjuriq ne mediat serbe mund të jetë pjesë e sjelljes së tij tipike mediale. Kështu që në momentin që kemi kërkesë ne mandej fillojmë ta shqyrtojmë se çfarë vendimi do të duhej marrë po apo jo”, tha ai për Gazetën Blic.

Ndryshe, Gjuriq, ka paralajmëruar se Vuçiq do të shkojë në veri, por edhe në pjesë tjera të Kosovës ku jetojnë serbët.

Pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë sipas një fletarresti të INTERPOL-it të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme