I akuzuari për vrasjen e policit Tiumf Riza, është liruar nga masa e paraburgimit.
Avokatja e Enver Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, ka thënë për Telegrafin se klientit të saj i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Enver Sekiraqa ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vite burgim. Vendimi për zëvendësimin për arrestin shtëpiak për të, është marrë sot në orët e pasdites.