Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, motoçiklistë nga klube të ndryshme të vendit kanë organizuar një parakalim në qytetin e Skenderajt.
Të pajisur me flamurë të UÇK-së e kombëtarë, ata nderuan heroizmin dhe sakrificën e të rënëve për liri.
Ky aktivitet është bërë tradicional dhe shënon respektin e vazhdueshëm për luftën çlirimtare dhe familjen Jashari, simbolin e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.