Ish-deputeti i LDK-së Eqrem Kryeziu ka folur lidhur me nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Sipas tij tre liderët Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duke përkrah këtë nismë janë në rrugë për t’u bërë aleatë të Rusisë dhe Serbisë. SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po kundërshtojnë fuqishëm një hap të tillë.
Shkrimi i plotë i Kryeziut në Facebook.
Paralajmërimi dytehësh
Paralajmërimi amerikan se, në rast se institucionet e Kosovës e zhbëjnë Gjykatën Speciale, SHBA nuk do të kundërshtonte më nismat ruse në KS të OKB për këtë çështje – shqetëson maksimalisht shoqërinë kosovare. Ky shqetësim asgjëmangut nuk prek asnjë shtresë të sferave të larta të shtetit.
Pse ndodh kjo?
Ka vetëm një shpjegim: Po qe se Rusia e Serbia do të amnistonte fajet eventuale të këtyre, nuk u prish punë t’ia ndërrojmë kursin përgjithmonë Kosovës.
Pse?
Ç’ka këtu për t’u tmerruar?
A nuk është Kosova pronë personale e tyre?
Thaçi, Veseli e Haradinaj, po tentojnë ta përsërisin natën e 22 dhjetorit, që ta kontrabandojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.