Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe reanimimit.
Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, hiq një sallë për raste urgjente.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë është duke ndërmarr të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.