Erdogan: BE është Aleancë e Kryqëzatës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sugjeruar gjatë një fjalimi para përkrahësve të vet të dielën në Ankara se vendi i tij kurrë nuk do të futet në BE sepse nuk është vend i krishterë.


Turqia është duke tentuar që t’i bashkohet BE-së qëkur e dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në vitin 1987, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht për shkak të shqetësimeve rreth të të drejtave të njeriut, mosmarrëveshjeve për Qipron dhe çështje tjera, transmeton Express.

Gjatë tubimit të djeshëm, Erdogan pohoi se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun ishte dëshmi se Bashkimi Evropian është thellësisht organizatë e krishtere.

“Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE tash e 54 vite?” ka thënë Erdogan para turmës të dielën, duke iu referuar Marrëveshjes së Ankarasë të vitit 1963 mes Turqisë dhe Evropës.

Erdogan ka shkuar edhe më tej duke e quajtura BE-në organizatë të kryqëzatës.

“Kjo situatë është mjaft e qartë, është Aleancë e Kryqëzatës. 16 prilli po ashtu do të jetë dita për ta vlerësuar këtë,” ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme