Fushë Kosova së shpejti bëhet me palestër

Përmes një komunikate për media, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Komunën e Fushë Kosovës, pas vizitës që Ministri Kujtim Shala dhe përfaqësues të MKRS-së kanë realizuar në këtë komunë.


Sipas tyre, ky memorandum ka për qëllim mbështetjen financiare për “Ndërtimin e Palestrës Sportive në Komunën e Fushë Kosovës” e cila do të implementohet prej 2017-2019.

MKRS-ja e mbështet projektin me vlerën financiare prej 1 milion e 400 mijë eurove, shumë kjo e ndarë në tri pjesë: 50 mijë euro për vitin 2017, 700 mijë euro për 2018-tën dhe 650 mijë në vitin 2019. Ndërkaq, Komuna e Fushë Kosovës në këtë projekt do të investojë 150 mijë euro të ndara barabartë në tri vitet që parashihen me memorandum.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme