Erdogan: Kush i del në krah Gylenit, e din me çka do përballet!

Presidenti Erdoğan ka deklaruar: “E di që ka nga ata që ende nuk besojnë (Organizatën Terroriste Fetullahçi). Gjithashtu e di që ka nga ata që fatkeqësisht ende ‘vërejnë por nuk shikojnë‘. Që nga kjo pikë tashmë ka përfunduar periudha e dyshimit, ka filluar periudha e luftës”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse nuk do të kishim marrë masat pas periudhës 17-25 dhjetor, kryesisht po të mos kishim marrë masat kryesisht në drejtësi, me shumë mundësi kjo tentativë për grusht shteti nuk do të ishte e kufizuar vetëm nga një grup terroristësh brenda Forcave të Armatosura por të na dilte përballë si një kërcënim shumë më i madh me pjesëmarrjen e policisë, drejtësisë dhe në të gjithë elementët e tjerë të burokracisë. Megjithatë më vjen keq që kjo organizatë tradhtare terroriste nuk ka treguar shumë më parë fytyrën e vërtetë të saj. Për këtë arsye e di se kemi për të dhënë llogari para Krijuesit tonë dhe popullit tonë. Na faltë Krijuesi ynë dhe populli ynë”, u shpreh Erdoğan në një fjalim të mbajtur në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Fetar.

Presidenti Erdoğan ka shtuar më tej: “Nga kjo salle po e shpreh. Që pas këtij momenti kushdo që vazhdon të dëgjojë iluzionet e sharlatanit, kryeterroristit në Pensilvani do të thotë se ka pranuar direkt me ato që do të përballet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme