Presidenti i Turqisë u shprehu ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në përmbytjet në verilindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan gjithashtu pranoi informacione për zhvillimet e fundit në rajon dhe raportin e operacioneve të kërkim-shpëtimit nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në provincën verilindore Giresun arriti në katër, sipas ministrit të Brendshëm. Në mesin e të vdekurve ndodhet edhe një oficer i xhandarmërisë.
Soylu tha se 11 persona të tjerë llogariten të zhdukur në përmbytjet që goditën provincën veriperendimore Giresun, kurse 127 persona janë shpëtuar.
Më herët, Soylu, i cili arriti në vendin e ngjarjes, tha se pesë efektivë të xhandarmerisë dhe operatori i një eskavatori u zhdukën pas shembjes së një kanali nëntokësor 5-metërsh nga përmbytjet në rajon.
Përpjekjet vazhduan për të shpëtuar njerëzit në një sallë dasmash në rrethin Dereli, ku të ftuarit u tërhoqën në një vend të sigurt.
Duke iu referuar informacioneve të mara nga autoriteti shtetëror i meteorologjisë, ai tha se shirat, të cilët filluan të shtunën, arritën në 137 kilogramë densitet. Ai paralajmëroi se 50 deri në 100 kilogramë reshje priten sot në rrethet Çanakçı, Görele dhe Doğankent.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë deklaroi se një helikopter i Forcave Ajrore të Turqisë është mobilizuar për operacione të kërkim-shpëtimit në Giresun.
Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit u dërguan në Giresun gjatë minutave të para të katastrofës natyrore.