Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në sheshin “Yenikapı” në Stamboll, ka deklaruar: “Kemi realizuar një revolucion në një kohë aq të shkurtër sa që janë zënë ngushtë edhe ata që na kanë nënvlerësuar, ku madje edhe Perëndimi e ka quajtur; ‘revolucion i heshtur’. Tashmë ata që shprehën ‘revolucion’ i heshtur‘ janë çmendur. Çfarëdo që të bëjnë at a ne do të vazhdojmë rrugën tonë me besim dhe me vendosmëri”.
Erdoğan në fjalën e tij, duke iu drejtuar popullit në tubimin e mbajtur në sheshin “Yenikapı” pasi ka vënë në dukje se ka mbetur një javë nga referendumi tha se “Në pikën ku kemi ardhur tashmë nuk mjafton vetëm ndryshimi i kushtetutës, jemi përballë një përgjegjësie edhe më të madhe. Stambolli më 16 prill duhet të thotë një ‘po’, që t’iu dridhet zemra të gjithë atyre, duke filluar nga ata që e kanë ndotur këtë qytet që para 99 vitesh e deri tek ata që vërejnë me sy të keq Turqinë dhe popullin turk.”
Ai duke bërë të ditur se Gjermania ka ndryshuar më shumë qeveri ka shtuar se “Edhe Gjermania deri më sot ka ndryshuar 24 qeveri. Ndërsa fakti që ne kemi ndryshuar 48 qeveri nuk është nga fuqia e demokracisë, por tregues i një destabilizmi.”
“Ajo që po bëjmë më 16 prill nuk është zbulimi i Amerikës. Me 16 prill po sjellim një ndryshim që e dëshironin të gjithë liderët që nga Özal, e deri tek Demirel, Türkeş, Erbakan dhe Yazıcıoğlu. Ndryshimi i vetëm është se; ata nuk kanë mundur kryejnë nisjen e këtij ndryshimi duke gjetur kushtet e përshtatshme, ndërsa ne e kemi hedhur këtë hap. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për ne të hedhim këtë hap. Kemi kaluar kushte shumë të vështira. Që nga viti 2002 sa herë që jemi përpjekur të realizojmë një projekt të rëndësishëm për të ardhmen e këtij vendi, dikush ka bërë rrëmujë dhe ka ngritur pluhur”, tha Erdogan.