Erdogan: Përse t’i mbajmë e t’i ushqejmë puçistët në burgje, më mirë t’i vrasim

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë në një intervistë për CNN-in të hënën se populli turk ka kërkuar dënimin me vdekje – që është shfuqizuar më shumë se një dekadë më parë – për të përfshirët në grusht-shtetin e dështuar ushtarak gjatë vikendit.

“Njerëzit nëpër rrugë e kanë bërë këtë kërkesë”, ka thënë Erdogan për CNN. “Populli është i mendimit se këta terroristë duhen vrarë… Përse t’i mbaj e t’i ushqej ata nëpër burgje për vite me radhë… këtë e ka thënë populli”, transmeton Koha.net.

CNN ka cituar Erdoganin të ketë thënë edhe se kërkesa zyrtare për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen nga SHBA-të do të dorëzohet ditëve të ardhshme.

Turqia thotë se Gulen ka qenë organizatori i tentim grusht-shtetit. Ai mohon përfshirjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme