Erdogan pret Sekretarin Amerikan të Shtetit, Tillerson

Recep Tayyip Erdoğan priti në kompleksin presidencial në Ankara Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në kompleksin presidencial në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Tillerson zhvillohet i mbyllur për mediumet.

Tillerson është duke qëndruar në një vizitë pune dyditore në Turqi.

Të premten, ai pritet gjithashtu të takohet me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare. Takimi pritet të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libanin si pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, që filloi më 11 shkurt.

Tillerson vitin e kaluar më 30 mars zhvilloi një vizitë në Ankara dhe më 10 korrik në Stamboll.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme