Erdoğan SHBA-së: “U përpoqët të na mashtroni”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se ajo është përpjekur ta mashtrojë Turqine duke bashkëpunuar me organizatë terroriste në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara, Erdoğan ndër të tjera adresoi edhe deklaratat nga SHBA në të cilat thuhet se “ndihen të shqetësuar për Afrinin”.

“Ku ishit ju kur ne ju përcollëm shqetësimet tona? Ku ishit ju kur ne thamë ‘ejani të pastrojmë organizatat terrorsite‘. Ju na thatë se do të pastronit DEASH-in duke bashkëpunuar me organizatat terrorsite”, theksoi Erdoğan.

“Ju nuk na besuat kur ne thamë se po gaboni dhe ju ftuam këtë ta bëjmë së bashku. Ja, tani është mëse e qartë se si ushtarët tanë, dhe Ushtria e Lirë Siriane i pastruan PYD-në dhe YPG-në. Në njërën anë, Turqisë i thoni se ‘ju jeni partneri ynë strategjik‘, dhe në anën tjetër bashkëpunoni me organizata terroriste. E vërteta është mëse e qartë. Nëse jeni partnerë strategjikë me ne, atëherë duhet të na respektoni dhe të ecni me ne. Ju u përpoqët të na mashtronit, saqë dërguat mbi pesë mijë maune dhe dy mijë avionë ngarkesash me armë e municione”, shtoi Erdoğan.

Ai rikujtoi se ndërkohë, Turqia kishte kërkuar armë për t’i blerë me paratë e tyre, porse SHBA nuk ia kishte dhënë.

“Ndërkaq, organizatës terroriste ia dhatë pa para, falas. Çfarë partneriteti, çfarë solidarizimi është ky? Ne tani po ia shemebim ato tunele dhe depo të armëve të mbushura plot. Ata largohen ndërsa ne i ndjekim, dhe të gjitha këto municione dalëngadalë ne po i konfiskojmë”, theksoi presidenti turk Erdoğan.

Presidenti turk bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më sot janë neutralizuar 3.647 terroristë,

Ai po ashtu tha se askush nuk do të mund ta ndalë Turqinë nga arritja e objektivave të vitit 2023.

“Edhe sikur të çaheni dhe të pëlcisni, nuk do të mund ta ndalni Turqinë. Nuk do të jeni në gjendje të na pengoni që të arrijmë objektivat e vitit 2023. Nuk do të mund ta pengoni ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme. Gjithashtu, nuk do të mund të pengoni ngritjen e vizioneve tona 2053 dhe 2071”, tha presidenti turk.

“Kushdo që është bashkë me popullin tonë në këtë udhë, do ta ketë vendin e tij në Turqinë e madhe, ndërsa ata që veten e tyre do ta vendosin në radhët përballë popullit tonë, duhet ta pranojnë fatin tyre”, shtoi Erdoğan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme