Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, takoi në Istanbul homologun e tij ukrainas, Volodoymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.
Pas bisedimeve kokë më kokë në Pallatin Vahdettin, Erdoğan dhe Zelenskyy zhvillojnë takime bashkë me delegacionet për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillimet më të fundit në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi e cila skadon më 17 korrik, si dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Detit të Zi.
Liderët pritet gjithashtu të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Një vit më parë, Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022. Një Qendër e Përbashkët Koordinuese me zyrtarë nga tre vendet dhe nga OKB-ja u krijua në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Në kuadër të marrëveshjes, sipas zyrtarëve turq, më shumë se 32 milionë tonë drithëra janë transportuar te njerëzit në nevojë.
Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet se mund të bllokojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave këtë muaj, duke u ankuar se pjesë të marrëveshjes për të lejuar eksportet ruse kanë mbetur të paplotësuara.
Türkiye, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës përmes negociatave.