Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shehbaz Sharif i cili u zgjodh kryeministër i Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës, Erdoğan në bisedë ka uruar Sharif-in me rastin e zgjedhjes si kryeministër në kuadër të pëlqimit të Parlamentit të Pakistanit.
Ai uroi që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të dobishme për popullin mik dhe vëllazëror të Pakistanit, duke shtuar se Turqia ndjek nga afër zhvillimet në Pakistan me të cilin është ka lidhje të thella historike, miqësie dhe vëllazërie.
Erdoğan tha se përkundër të gjitha vështirësive dhe pengesave me të cilat përballet populli pakistanez, kanë treguar edhe një herë se nuk heqin dorë nga demokracia dhe sundimi i ligjit.
Presidenti Erdoğan theksoi se si Turqi, në të ardhmen do t’i japin të gjitha llojet e mbështetjes Pakistanit, siç kanë bërë deri tani.