Erdoğan: Vendi ynë përmbylli me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan theksoi se “edhe pse rezultatet ende nuk janë përfundimtare, ne jemi në një përparësi të madhe”.

“Fituesi, përtej numrave që do të tregojnë tabelat zgjedhore, padyshim është vendi dhe populli ynë”, tha ai.

Më tej, Erdoğan theksoi se Türkiye në këto zgjedhje përjetoi një ndër daljet më të mëdha në votime në historinë e vendit, në një mënyrë të paprecedentë në botë.

“Besojmë që do ta përfundojmë këtë raund me mbi 50 për qind të votave”, theksoi Erdoğan.

“Gjatë gjithë jetës sonë politike pa përjashtim kemi respektuar vullnetin kombëtar. E respektojmë edhe në këto zgjedhje, do të respektojmë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi ai.

Lidhur me votat për zgjedhjet parlamentare, Erdoğan tha se Aleanca Popullore fitoi shumicën parlamentare.

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq kishin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 14 majit në Türkiye, përfshirë 3,4 milionë votues jashtë vendit dhe 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.

Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për 600 vendet e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Në garën presidenciale ishin presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidati i opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, kandidatit Sinan Oğan, si dhe kandidati Muharrem İnce, i cili u tërhoq nga gara të enjten.

Në linkun në vijim mund të ndiqen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Türkiyes ‘https://secim.aa.com.tr’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme