Erdogan: Vrasja e ambasadorit rus ka për qëllim ta dëmtojë normalizimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidenti turk Rexhep Taijyp Erdogan deklaroi se vrasja e ambasadorit rus në Turqi ka për qëllim të dëmtojë në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.
Erdogan vlerësoi se atentati dukshëm është një provokim në momentin e afrimit midis Moskës dhe Ankarasë.
Presidenti turk paralajmëroi se me kolegun rus Vladimir Putin janë pajtuar në bisedën e mbrëmshme telefonike se bashkëpunimi dhe solidariteti midis dy vendeve të tyre në luftën kundër terrorizmit vetëm do të intensifikohen pas vrasjes së ambasadorit Andrej Karkov.