Ermal Fejzullahu flet për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

I ftuar në “Mos i bjer me Top” Ermal Fejzullahu si shok i Ledri Vulës nuk i ka shpëtuar pyetjes së momentit nëse ky i fundit dhe Sara Hoxha janë ndarë apo jo.

Ermali zgjodhi të përgjigjet duke mos thënë diçka konkrete. Si shok i Ledrit ai tha se në çdo rast mban anën e tij, ndonëse ndarjen nuk ia uron askujt.

“Unë e kam shok Ledrin. Do të mbaj anën e tij sido që të jetë. Gruaja ime e ka shoqe Sarën, ajo ia mban krahun Sarës.

Unë uroj që të mos ndahet askush. Sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë t’i japësh fund një lidhjeje, një martese. Kështu që sido që të jetë nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë,”-tha artisti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme