Ermira e BESËS godet ashpër Karakamishevën: Maqedonia duhet të RIDEFINOHET që të shpëtojmë edhe nga injoranca e llojit tuaj

“Zonjë, si mund ta quani veten profesoreshe e mos ta dini ç’është Ridefinimi?! Megjithatë, më lejoni t’ju shpjegojë se RIDEFINIMI nënkupton që definicionet e gabuara të kushtetutës, që ju e përmendni, duhet të korrigjohen ose, me fjalë të tjera, të bëhet RIDEFINIMI i saj.

Fatkeqësisht, më duhet të ju them se sikur Maqedoni te mos të kishte profesoresha në këtë shkallë të injorancës, ajo sot nuk do të kishte nevojë për redifinim, por per definim të së ardhmes së saj.

Andaj, siç e tha edhe kryetari Bilall Kasami, ndër të tjera do të ridefinohet edhe sistemi arsimor sigurisht ngaqë edhe ai dhe të gjithë ne nuk duam që gjeneratat e ardhshme të edukohen nga individë – si ju – ,që nuk kanë asnjë tipar intelektual pos që shpërfaqin mjerimin akademik në Maqedoni”. Ky ka qenë reagimi i nënkryetares së Lëvizjes BESA, Ermira Asani – Alija ndaj profesoreshës së të drejtës kushtetuese, Tanja Karakamisheva

Përndryshe, profesoresha e së drejtës kushtetuese, Tanja Karakamisheva në një deklaratë për një media maqedonase kishte deklaruar se kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po përdorë një terminologji e cila nuk përmendet në asnjë pik në kushtetutën e Maqedonisë.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk e njeh termin “Ridefinim” të shtetit. Kushtetuta e definon shtetin, dhe kushtetuta nuk e redefinon shtetin”, kishte thënë Karakamisheva që ka ngjallë reagimin e nënkryetares së Lëvizjes BESA, Ermira Asani – Alija, e cila është eksperte për drejtësi../Sakte.net