Nëse ky popull don që cdo vit të ketë Sopot, Brodec, mos të na votojë neve, le ta votojë BDI – në sepse ne këtë nuk do ta lejojmë kurrë më të ndodh me shqiptarët e Maqedonisë.
Nëse ky popull don që fëmijët e vet ti arsimojë nëpër universitete ku nuk vlerësohet dija por libreza partiake, atëherë prapë le ta votojë BDI- në e jo neve sepse ne nuk mendojmë se universitetet duhet të jenë degë partiake.
Nëse ky popull don që të ketë parti që është ent i vetëm i punësimit të të rinjve shqiptarë duke dhënë mito dhe duke u shantazhuar me votë, le ta votojë prapë BDI – në e jo neve sepse ne do të krijojmë parakushte që të punësohen vetëm profesionistët dhe më meritorët.
Nëse ky popull don burrështetas që do ti shantantazhojnë bijat, motrat dhe gratë tona të punësuara në institucionet shtetërore, le ta votojnë BDI – në e jo neve, sepse për ne është i shenjtë morali i gruas, i familjes.
Ne e duam ridefinimin ngaqë nuk e duam Maqedoninë të tillë sic është. Ata shqiptarë që e duan këtë Maqedoni, le ta votojnë BDI-në, e jo ne!
Sipas Kasamit BDI dhe PDSH me veprimet e tyre, me përgjimet e publikuara është dëshmuar se kanë qenë vetëm degë të VMRO – DPMNE’së.
Këto kanë qenë fjalitë e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami të cilat e kanë nxjerrë nga kontrolli analistin politik, Imer Ismaili në emisionin Click në TV 21 në Maqedoni.
Ismaili ka qenë kategorik dhe ka kundërshtuar ashpër idenë që BDI të paraqitet si e keqja më e dëmshme për shqiptarët e Maqedonisë.
“Të betohem se BDI – ja dhe PDSH – ja nuk janë armiqtë e tu. Të jesh I sigurtë dhe është mirë që anëtarësinë tënde ta mësosh kështu në këto zgjedhje që partitë politike shqiptare nuk janë armiq të juaj… Ti gjithë kohën po flet për armikun imagjinar që është BDI – ja. Nuk është armiku yt BDI – ja. Armiku yt real është Kushtetuta e Maqedonisë, konstitucionalizmi i këtij shteti, cili favorizon një etnicitet mbi një etnicitet tjetër…. Kjo parti për të cilën ti thua se janë kriminelë dhe e ke me shumë pa të drejtë”, ka thënë Ismaili.
Në rrjete sociale po ashtu është komentuar se me kënd komunikonte analisti Imer Ismaili gjatë kohës sa zgjaste debati, pasi që ai u zu nga shikues të vëmendshëm teksa ishte në komunikim të drejtëpërdrejtë. Komentues të shumtë, mbase të nxitur nga mbrojtja që ia bënte Ali Ahmetit, kishin shprehur përshytpjen se ai merrte urdhëra direkt nga shtabi i BDI – së.
Përplasjen midis analistit Imer Ismaili i cili del nga kontrolli dhe mbron haptazi Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Bilall Kasamit mund ta ndiqni nga minuta 01:05:00 në vegëzën e mëposhtme të emisionit./Sakte.net
https://www.youtube.com/watch?v=Bq_qSSENaKI