Ermira, gënjeshtra i ka këmbët e shkurta!

“Lidhur me raportimet në disa media, sipas të cilave “Ermira Mehmeti pritet që të kalojë në LSDM”, dëshiroj të bëj këtë sqarim:

Që nga 1 janari i vitit 2017, unë kam ndërprerë të gjitha angazhimet e mia politike. Nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik. Unë jam një qytetare e lirë dhe ushtroj një funksion publik jopolitik. Dëshiroj të sqaroj poashtu se asnjë medium nuk më ka kontaktuar dhe as nuk ka kërkuar qëndrimin tim lidhur me këto shkrime të cilat janë publikuar dje dhe sot. Për sa kohë kjo është kështu, të gjitha shkrimet që përflasin transfertat eventuale politike të mijat, apo edhe angazhimet e mundshme politike tani apo në të ardhmen, i cilësoj thjesht si spekulime dhe asgjë më shumë”, kështu kishte shkruar sot në rrjetin e saj social ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti.

Por, për të qenë korrekt me lexuesit, portali Sakte.net do të bëjë publike edhe pyetjet e shtruara në adresë të znj. Mehmeti, respektivisht në rrjetin e saj social ku ajo mban korrospodencën me publikun. Ajo nuk i ka mohuar e as pohuar informatat që Sakte.net i ka nga burime shumë të sigurta dhe të sakta, gjë që ka qenë e potencuar edhe në tekstin paraprak ku ngriten pyetje për vërtetësinë e kësaj informate. Redaksia e portalit Sakte.net nuk i di arsyet që e kanë shtyer znj. Mehmeti të shpreh një të pavërtetë kur ka shkruar “Dëshiroj të sqaroj poashtu se asnjë medium nuk më ka kontaktuar dhe as nuk ka kërkuar qëndrimin tim lidhur me këto shkrime të cilat janë publikuar dje dhe sot..”, por, ne e dimë se deklarime të tilla ndikojnë që të ngriten dyshime edhe për vërtetësinë e pjesës tjetër të qëndrimit të saj publik të cilin ne –  si redaksi e portalit Sakte.net-, e respektojmë dhe i dëshirojmë suksese në karierën profesionale si notere!/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme