Një test madhor në Guine ka treguar se vaksina eksperimentale është “mbrojtëse në nivel të lartë” kundër sëmundjes vdekjeprurëse ebola, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Asnjë rast me këtë virus nuk është shënuar për 10 ditëose më tepër, pasi më se 5 mijë njerëz e kanë marrë këtë vaksinë, të njohur si rVSV-ZEBOV.
Rezultatet “tregojnë se kur ebola të sulmoj përsëri, ne nuk do të jemi të pambrojtur”, tha Marie-Paule Kieny, nga OBSH-ja, njëherësh bashkautore e studimit të publikuar këtë javë në The Lancet.
Nga epidemia e fundit e ebolës në Afrikën Perëndimore janë vrarë më se 11 mijë njerëz. Kjo sëmundje së pari e kishte goditur Guinenë.
Më herët këtë vit, OBSH-ka i ka shpallur të lira nga ebola, tri vendet që ishin goditur më së tepërmi nga kjo sëmundje: Guineja, Liberia dhe Sierra Leone.
Vaksina ishte zhvilluar nga qeveria e Kanadasë dhe është licencuar në firmën farmaceutike Merck&Co në Shtetet e Bashkuara. /rel/.