Kryetarja e Komisionit Hetimor e Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check Up-in, Albana Vokshi, është shprehur se kanë njoftuar policinë në lidhje me tre shtetasit italianë, Umbro Stalccini, Elisabetta Anzanello, Giorgio Tardioli, që nuk pranojnë të dëshmojnë.
Vokshi cilësoi se 3 italianët e kanë për detyrë të paraqiten dhe po ashtu sipas saj tha se kyçe është dëshmia e kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushit.
Ndër të tjera, Vokshi tha se do të kërkojnë një zgjatje të afateve të punimeve të këtij komisioni, pasi dëshmitë nuk janë ezauruar.
Vokshi: I është bërë njoftim policisë së shtetit ditën e djeshme, nuk kemi asnjë përgjegjës dhe asnjë njoftim nuk kemi nga tre shtetasit italianë. Ata janë aksionarë, pronarë, punonjës të një kompanie koncensionare të paguara me taksat e shqiptarë, e kanë detyrim të paraqiten. Ditën e enjte është afati i fundit i komisionit hetimor. Kë këtë kuptim, dua të informoj se kemi 10 dëshmitarë, dëshmia e të cilëve është e pamundur të ezaurohej në mënyrë që nesër të miratohej raporti dhe më pas në seancë plenare.
Ne si deputetë kemi kërkuar Vilma Nushin, kryeministrin Edi Rama dhe sot kemi paraqitur dy kërkesa që këta të paraqiten. Janë dëshmi kyçe për komisionin hetimor.
Kemi edhe shtetasin Artan Lleshi dhe zotin Biba, që janë punonjës të Sani Service.
Si kryetare e komisionit, edhe duke u konsultuar me deputetët e opozitës në këtë komisionin, e cilësojmë të paplotë punën, dëshmi të paezauruara. Kemi kërkuar nga institucionet një sërë provash dhe faktesh që nuk janë vënë në dispozicion. Duhet at diskutojmë tani për të vendosur çfarë të bëjmë për komisionin. Duhet të kërkojmë një shtyrje tjetër.