Është vënë në funksion aplikacioni “Safe City” për automjetet me targa të huaja

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se është aktivizuar ueb-aplikacioni “Qytet i Sigurt“, me ndërfaqe të përshtatur për pajisjet mobile. Në këtë fazë, aplikacioni u dedikohet shtetasve të huaj, konkretisht pronarëve dhe drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.

“Përmes aplikacionit, shtetasit e huaj do të mund të marrin në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë informacione për kundërvajtjet rrugore të evidentuara me sistemin “Qytet i Sigurt“, të kenë qasje në urdhërpagesat e dhëna për kundërvajtje, si dhe t’i paguajnë gjobat në mënyrë elektronike. Gjatë hyrjes në aplikacion, shoferi duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e tij të udhëtimit dhe të vendosë targën e regjistrimit të automjetit ose të automjeteve të cilat ai i përdor në vendin tonë”, njoftoi MPB.

Nga MPB bëjnë të ditur se në këtë mënyrë, shoferët e huaj, automjetet e të cilëve do të evidentohen se kanë kryer kundërvajtje rrugore në territorin e të gjithë vendit, do të mund të informohen në kohë dhe në mënyrë të thjeshtë, si dhe të rregullojnë detyrimin e tyre, pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa plotësuese në pikat kufitare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se vazhdojnë me avancimin e shërbimeve digjitale, ndërsa në fazat e ardhshme parashihet zgjerimi i funksionaliteteve edhe për kategoritë e tjera të përdoruesve.

Lidhja e aplikacionit: safecountry.mvr.gov.mk./Alsat.mk.

The post Është vënë në funksion aplikacioni “Safe City” për automjetet me targa të huaja appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme