Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi Qeverinë për dështim në të gjitha fushat. Sipas tij pushteti nuk ka rezultate as në ekonomisë, shëndetësi e as në arsim. Filipçe tha sa deklaratat e kryeministrit Mickoski për rritje të pagave në masën 70 për qind dhe të pensioneve për 325% janë larg realitetit, pasi qytetarët po jetojnë gjithnjë e më rëndë.
“Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski filloi vitin e tretë të mandatit dhe në asnjë fushë ne nuk shohim kurrfarë rezultatesh në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, në bujqësi. Kemi raporte të këqija nga Bashkimi Evropian, nuk ka sundim të së drejtës, nuk ka reforma në Gjyqësor, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të sillet me përbuzje dhe nënçmim ndaj qytetarëve. Dje e dëgjova kur thoshte se pagat rriten për 70 herë ose 70 për qind, ndërsa pensionet paramendoni 325 për qind krahasuar me periudhën e qeverisjes së LSDM-së. Megjithatë qytetarët nuk mund t’i gënjeni. Numrat të cilat i tha kryeministri është mëse e qartë se janë të botës në të cilën vetëm ai dhe një grup njerëzish rreth tij jetojnë. Qytetarët nuk e ndjejnë, ata shohin xhepa dhe frigoriferë të zbrazët” – Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk
The post Filipçe sulmon ashpër Mickoskin: “Qytetarët kanë xhepa dhe frigoriferë të zbrazët” appeared first on Alsat.



