Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar rreth raportimeve në mediat e vendit se kryeministrit Ramush Haradinaj gjoja i është refuzuar viza për shkuarje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zeka, në një shkrim në Facebook, ka thënë se nëse “Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh”.
Deputeti i Nismës i ka dalë në mbrojtje Haradinajt, duke thënë se Kryeministri po e paguan faturën e Presidentit Hashim Thaçi.
Me lujte koqe me Ameriken…!!!
Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po shkoje me lujte koqe ne Dragodan! Fjalen e kishte per ambasaden amerikane.
Ishte koha kur vertete edhe luante, pasiqe ambasador ishte Kristofer Delli, te cilit, ashtu sikurse Hashes, i interesonte vetem paraja, tenderat dhe sexi.
Hashim Thaçi, me krejte ata qe po e mbeshtesin, mbase e shohin veten me te forte se sa Bin Ladeni, Sadam Hyseni, Gadafi, Millosheviçi, Sali Berisha, e shume te tjere. Kush ka lujte k. me Brukselin e Washingtonin, i ka hanger k e veta, mirepo i kane lene me pasoja edhe te tjeret.
Si do qofte, nese Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh. Me vjen keq qe Kryeministri i vendit tim po e paguan fakturen e Hashim Thaçit. Hashim Thaçi na ka sjellure asociacionin e komunave serbe, demarkacionin dhe gjykaten speciale. E pse Ramushi me marre pergjegjesine per keto tri çeshtje, nuk po e kuptoje. Ramushi nuk mundet me u sjelle si deputet ne opozite, njesoje si kryeminister. Une nuk mundem me u sjelle sikur isha gazetar, ashtu sikurse tani qe jam deputet. Kjo do ishte marrezi…
Nese Hashim Thaçi nuk ka ditur te ndertoi shtetin e Kosoves, ai e dine shume mire se si ti fundose ne kazanin e tij te gjithe bashkpunetoret e tije politik. Mbase, edhe Kosoven…!!!
https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/552631181765596