Eskalon Nitaj: Thotë se kundërshtarët e Haradinajt në Prishtinë e Tiranë janë me Beogradin

Nënkryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj është shprehur shumë i nervozuar teksa ka hedhur akuza të rënda në drejtim të atyre që e kundërshtojnë liderin e tij, Haradinajn, duke thënë se disa nga Tirana e Prishtina janë bërë me Beogradin përderisa janë kundër ish-kryeministrit.

Sipas Nitajt fakti që dorëheqja ka nxitur agresivitet në Beograd tregon që me vendimin e tij për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë gjyqtarëve të Hagës, Haradinaj u ka rënë ‘thikë pas shpine’ planeve të Serbisë për ta gërryer Kosovën nga brenda.

Sa i përket nervozizmit në Prishtinë, Nitaj thotë se është e kuptueshme, pasi që shqiptarët historikisht kanë pasur ‘esadistët’ e vetë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Shkrimi i plotë:

Une asnjehere nuk kam pasur dyshim se vendimi i Kryeministrit Haradinaj per t’ia kthyer mandatin sovranit ka qene vendimi i vetem i arsyeshem, por tash kur po shoh gjithe kete agresivitet te Beogradit kunder ketij hapi te Haradinajt, po bindem se ai vendim paska qene edhe largpames.

Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt per te mos e ulur sovranitetin e Kosoves perballe nje paneli hetuesish, me shume se çka do tjeter, paska qene thike ne zemren e lidershipit te Serbise e te planeve te tyre per ta gerryer Kosoven edhe nga brenda!

Me duhet te them poashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papermbajtur te disa rretheve e individeve ne Prishtine e ne Tirane, por edhe kjo mbase eshte e kuptueshme, sepse historikisht shqiptaret i kan pasur esadistet e vet! E gjithe kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosoven!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme