Veteranët tentojnë të hyjnë me dhunë në Kuvend, policia përdorë gaz lotsjellës
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se ligji për pagën minimale nuk duhet të votohet në Kuvend, duke shtuar se nëpërmjet këtij ligji tentojnë t’i largojnë veteranët.
“Duhet të protestojmë për vlerat e asaj lufte, ne kishim takim me pushtetin dhe i kemi treguar qëndrimet tona”, shtoi ai.
Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.
Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit
Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.
Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.
Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.
Ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.
Ata kanë thyer rrethojat e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, policia ka gjuajtur gazlotësjellës për t’i larguar protestuesit.
Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.
Veteranët e luftës së UÇK-së do të mblidhen sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.