Ethet e Nilit arrijnë në 50 raste, konfirmohet rasti i parë në Kumanovë

Gazetare: Amila Rashiti

Regjistrohet rasti i parë me ethet e Nilit Perëndimor në Kumanovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 65 vjeçare, i cili është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Sipas Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë 65-vjeçari nuk kishte udhëtuar jashtë vendit para se të sëmurej.

“Te pacienti përveç infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor janë të pranishme edhe sëmundje kronike, përfshirë diabetin, të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën dhe ashpërsinë e sëmundjes,” tha Herolind Sakipi, Drejtor i QSHP-së, Kumanovë.

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski informoi se deri më tani numri i të prekurve me Ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në 50 raste të konfirmuara dhe 3 në fazë konfirmimi, ndërsa të prekurit janë kryesisht nga komunat e Shkupit. Në spital aktualisht po kurohen 21 pacientë, ndërsa është lëshuar në shtëpi pacientja më e re e prekur nga Ethet e Nilit nga Studeniçani. Shifrat aktuale tejkalojnë bilancin e përgjithshëm të të prekurve me Ethet e Nilit gjatë viteve të kaluara.

“Ne kemi gjendje, ku këtë vit kemi më shumë, gjegjësisht po afrohemi në numrin e përgjithshëm të rasteve paraprake 54, me 5 raste të vdekjes në vitet e kaluara. Unë e përmend rastin kur në vitin 2018 në nivel evropian sa 7 vitet e kaluara. Domethënë nuk ka standarde për sjellje dhe në tërë literaturën shkencore theksohet paparashikueshme e virusit të Etheve Perëndimore të Nilit. Domethënë zonë më e rrezikuara është zona më e pasur, ku çdo vit zbatohen të njëjtat masa, por numri i rasteve lëviz nga 50 deri në 750”. – Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë gati një faqe të re interneti ku mund të gjenden të gjitha informacionet përmbledhëse, përfshi dhe zonat me rrezik të lartë dhe aktivitetet parandaluese të ndërmarra në secilën zonë. Ndërkohë në kuadër të parandalimit të Etheve të Nilit, virusit që përhapet nga pickimi i mushkonjave vazhdon spërkatja kundër në territorin e qytetit të Shkupit. /Alsat.mk

The post Ethet e Nilit arrijnë në 50 raste, konfirmohet rasti i parë në Kumanovë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme