Ethet parazgjedhore në Maqedoni

E mërkurë, 19 Tetor 2016  –  Sakte.net

Këto zgjedhje pritet të jenë vendimtare për partit politike relevante në Maqedoni. Zhvillimet politike që i shoqëruan këto ndodhi në fund e nxorën në sipërfaqe fenomenin e klientelizmit të tejskajshëm dhe të paskrupullt të politikës ditore ose thënë popullorçe, fytirën e vërtetë të organizimit politik këtu, si ndër shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit. Në këtë mishmash që e kaluam vështirë se mund të gjendet kufiri mes parimeve programore dhe moralit politik dhe të thirjeve për mbrojtje të interesave të përgjithshme me nevojat dhe interesat në baza ditore të individëve ose grupeve të interesit të veshur në petkun e pushtetit. Sipas një regulli të pashkruar, por të etabluar në politikën vendore, fasada e jashtme ose pjesëmarrja e BDI-së në qeverin e Maqedonisë zakonisht ka nënkuptua rreshtimin e tyre joparimor, joprofesional, por politikisht “të arsyetueshëm” me palën qeveritare maqedonase. Kjo normë politike ka krijuar situata paradoksale të betejës brendaqeveritare, ku fjala vjen: deputetët e BDI-së në mëngjes e ndezin flakën mes vete, ndërsa në mbramje po ata deputet shihen së bashku në koktejin e rastit në ndonjë hotel ekskluziv të Shkupit. Në anën tjetër kur jemi te 25 vitet e aktivizimit pluralis politik shqipatë në këtë vend, në të vërtet kemi të bëjmë me një rrugëtim politik ekskluzivisht të bërë përmes shtigjeve dytësore, plot me baltë e gjemba. Pjesëmarrja e partis politike shqiptare BDI-së në skenën vendore, e servuar me mjeshtëri politike të pashoqe nga elitat maqedonase përmes një pamje ideale për pjesmarrje demokratike të shqiptarëve në institucionet e vendit, e në esenc vazhdon të jetë një garë gjithnjë e humbur, ku për fatin e keq të shqiptarëve elitat e tyre kanë filluar ti besojnë fatamorganës së vetkrijuar. Si rezultat i kësaj politike kemi një status etnik jo zyrtar, kemi një gjuhë jo zyrtare dhe kemi një përditshmëri shumë të politizuar brendashqiptare, kjo për shkak të rezultateve jo të mira në të gjitha fushat. Këto forma kanë prodhuar vetëm rezultate të dobëta dhe nuk kanë arritur ta zgjidhin problemin kryesor, atë të kohezionit shoqëror dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse midis dy etnikumeve më të mëdha pë çështjet më thelbësore të funksionomit të këtij vendi. Pra shikuar nga ki aspekt është koha që tashë në këto zgjedhje parakohe, që të hapërohet konformë proceseve politike, të ndryshohet kjo situat, të largohen nga skena politike jo-profesionistët, të investohet në arsim, ekonomi, shëndetsi, të ndalohet ikja e rinis nga vendi, të zbardhen dhe të ndalohen rastet e montuara kundër shqiptarëve, etj. Prodhimi i “të vërtetës” në kuptimin vlersues nënkupton “të vërtetën” ndaj së cilës duhet pasur respekt dhe frikë, që duhet ti nënshtrohesh, sepse ligjërimi është prodhuar prej atij që e posedon këtë drejtë, është po ky ligjërim që kupton drejtësinë, jo vetëm që tregon se ç’po ndodhë, por edhe se ç’duhet të ndodhë duke bartur edhe bindjen e njerëzve në të ardhmen. Selim Iljazi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme