Bashkimi Evropian sërish anuloi zbatimin e sistemit evropian të informacioneve dhe autorizimeve për udhëtime ETIAS. Paralajmërohet se ky sistem do të nis zbatimin në pjesën e fundit të vitit 2026, shkruan Alsat.
ETIAS kërkon nga qytetarët e vendeve të liruara nga regjimi i vizave, siç është edhe Maqedonia e Veriut të marrin pëlqim para se të udhëtojnë në zonën Shengen. Përveç kësaj sistemi për hyrje-dalje, i cili do të grumbullojë të dhëna biometrike është planifikuar të nis punën në tetor të këtij viti. Ky sistem ka për qëllim modernizimin e kontrollit kufitar dhe të parandalojë mashtrimet.
Ndërkohë kur ETIAS të bëhet i plotfuqishëm, udhëtarët do të duhet të aplikojnë online, të paguajnë taksë prej 7 eurosh dhe të presim miratimin, i cili mund të zgjasë 3 vjet ose deri në skadimin e pasaportës. / Alsat.mk