Eu Observer e ndryshon tekstin ku thuhej se Thaçi e Haradinaj do të akuzohen nga Specialja

Mediat e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium të pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, kishte publikuar të premten artikullin ku u kisht dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it rreth kësaj teme.

Në tekstin e EU Observer, thuhej se Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale. Të shtunën, kjo media, ndryshon tekstin, duke dhënë edhe një sqarim.

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruante të premten EU Observer, ku theksohej se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës Speciale po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Kurse, të shtunën, në po të njëjtin tekst Eu Observer krejt në fund ka dhënë një sqarim duke thënë se teksti origjinal ishte më ndryshe.

“Teksti origjinal ka thënë: Daut Haradinaj dhe Thaçi, të cilët janë të dy ish-komandantë të UÇK-së, pritet të përballen me raste të në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës”, thuhet në shkrim, derisa shtojnë se në tekstin e parë të publikuar shkruante se “Mediat e Ballkanit kanë spekuluar se këta dy (Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi) ka shumë mundësi të përballen me Gjykatën Speciale”.

Eu Observer ka pati transmetuar edhe deklaratën e kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës një vizite në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme