EU Observer: Ivanov i bllokon shqiptarët të inkuadrohen në qeverisjen e shtetit

Internet-portali i Brukselit “EU Observer”, sot publikoi një lajm të shkurtër për vizitën e kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk në Maqedoni dhe deklaratat e tij lidhur me krizën politike.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në tekstin e titulluar “Apeli i Tuskut hasi në vesh të shurdhër në Maqedoni”, “EU Observer”, citon se presidenti Gjorge Ivanov “i bllokon partitë politike që të inkuadrohen në Qeverinë e koalicionit”.

“Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i tha presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanovit në Shkup se procedurat e tij nuk e lënë vendin e tyre që të kthehet në rrugën euroatlantike”. Ai gjithashtu, kërkoi prej tij që të mos “nxehen tensionet e mëtejshme në vija etnike”. Ivanov i bllokoi partitë shqiptare opozitare që të inkuadrohen në qeverinë e koalicionit edhe përkundër asaj që ka shumicë. Ai tha të hënën se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se koalicioni do të ketë “pasoja të dëmshme”, raportin “EU Observer” për vizitën e djeshme të Tuskut në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme