Eurodeputeti austriak: Lajçak mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Europian u shpreh se i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me këtë negociator.

 “Lajçak ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë?”, tha Waitz.

“E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: “Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi”.

Watiz nënvizoi se është i zemëruar pasi të gjithë po drejtojnë gishtin nga Kosova, ndërkohë që sipas tij shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe.

“Absolutisht, dhe më ka shkaktuar goxha zemërim; pasi pas këtyre shkeljeve dhe ngjarjeve të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, të gjithë po i drejtonin gishtin qeverisë së Kosovës, edhe pse, duke marrë parasysh gabimin politik, ishte një hap absolut legjitim për të siguruar një përfaqësim politik në territorin e Kosovës. Shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe. Domethënë, si mund t’u kërkoni… le të themi, kolegëve tuaj në anën kosovare të mos futen në zgjedhje dhe pastaj të ankoheni për rezultatin? Si mund të drejtoni dhunën, të drejtoni polarizimin dhe më pas të habiteni që ka një situatë të polarizuar? Ndaj, Komuniteti Ndërkombëtar u mësua kaq shumë me z. Vuçiç, që firmos, ose më saktë, s’firmos marrëveshjen. Ose të paktën t’i pranon marrëveshjet. Një ditë më pas, bëri të kundërtën. Askush s’habitet më me këtë”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme